Vendimi për rifillimin e punës së gjykatave, Xhafaj: Besim për më tej në reformimin e gjyqësorit

Ish Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor ku nga 27 Prilli pritet që Gjykatat të rifillojnë normalisht punë e tyre.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, deputeti socialist përshëndet këtë vendimmarrje, duke sugjeruar që të merren pasat për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

“Vendimi për rifillimin e punës në Gjykata është një lajm shumë i mirë. Qytetarët presin shërbimin e drejtësisë. Shpresoj të shoqërohet me masat e duhura, me protokollet e sigurisë që KLGJ duhet t’i udhëzojë për mjediset e gjykatës, gjyqtarët, stafin e tyre dhe për avokatët e qytetarët. KLGJ ka rol kyç në ringritjen e sistemit. Integriteti e profesionalizmi i anëtarëve të saj garanci e rëndësishme. KLGJ duhet të shtojë ritmin dhe autoritetin aktiv në sistem. Disa vendimmarrje të saj japin besim për më tej, në reformimin e gjyqsorit dhe rritjen e besimit të qytetarëve”, nënvizon Xhafaj.

Vendimi i KLGJ, vjen pak ditë pasi Xhafaj rekomandoi se sistemi i drejtësisë nuk mund të karantinohet pasi nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.

SHKARKO APP