Vendimi për vizat, e deleguara e Amerikës VanHorn: Siguria ekonomike është siguri kombëtare

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn gjatë një aktiviteti për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit, citoi fjalët e presidentit të ShBA-së, Donald Trump duke theksuar se siguria ekonomike është siguri kombëtare.

”Siç ka thënë Presidenti Trump, ‘siguria ekonomike është siguri kombëtare’. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike, ku teknologjia që zgjedhin vendet ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve”, tha VanHorn.

Deklarata vjen pas vendimit të ShBA-ve për pezullimin e dhënies së vizave për 75 vende, mes të cilave përfshihen Shqipëria dhe Kosova. Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë drejt ShBA-së dhe cilat kategori janë të ndaluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shtetasit shqiptarë që disponojnë vizë amerikane lejohen të udhëtojnë drejt ShBA-së vetëm për qëllime turizmi, pushimesh, blerjesh, takimesh biznesi ose vizitash te miqtë dhe të afërmit. Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt ShBA-së me qëllim lindjen e fëmijës, studimin për një diplomë apo punësimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

DASH ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. “Është përgjegjësia juaj ta përdorni vizën tuaj në mënyrë korrekte”, deklaron Ambasada e ShBA-së në reagimin e saj në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?