Vendimi/ Qeveria fond ekstra për Arta Markun, ja për çfarë
Janë publikuar vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë ditë së sotme. Sipas VKM, qeveria ka marrë përsipër të paguajë qiranë e banesës kryeprokurores së përgjithshme Arta Marku, e cila jeton me qira në një apartament në Tiranë.
“Kompensimin, në masën 35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë në muaj, të pagesës së qirasë së banesës për strehimin, në qytetin e Tiranës, të prokurorit të caktuar të kryejë përkohësisht detyrën dhe funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm”- thuhet ndër të tjera në vendimin e Këshillit të Ministrave.

KOHA JONË SONDAZH

