Vendimi, tekste shkollore falas edhe për klasën e pestë

Zgjerohet gama e përfituesve të teksteve shkollore falas. Këshilli i Ministrave ka vendosur këtë vit që t’i japë tekste në përdorim gjithë ciklit fillor, duke rritur numrin e nxënësve, me shtimin edhe të klasës së pestë.

Por, ndryshe nga viti i kaluar, vendimi lë të kuptohet që nxënësit e klasës së parë do të mund t’i ruajnë kujtimet e para, pasi tekstet do t’i kenë përgjithnjë, pasi çdo vit do të blihen të reja. “Nxënësve që ndjekin arsimin fillor në klasën e parë në institucionet arsimore publike, u jepen tekstet shkollore të reja, çdo vit, në përdorim falas. Nxënësve që ndjekin arsimin fillor në institucionet arsimore publike nga klasa e dytë deri në klasën e pestë, u jepen tekstet shkollore në përdorim falas”.

Ndonëse vendimi ka dalë me pak ditë vonesë, parashikohet që lista e nxënësve që duhet të marrin tekste falas të përllogaritet brenda muajit korrik me qëllim që deri në fundin e muajit gusht, periudhë kur nis ndarja e librave, ato të jenë gati për nxënësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin. Institucionet arsimore publike, si dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të teksteve për përdorim falas dhe të reja, nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, përcaktohet në vendim. Vitin e shkuar, klasa e pestë ishte e vetmja që mësonte me kurrikula të vjetra, çka u pa si alibi nga ana e qeverisë për të mos mundësuar tekste falas për gjithë ciklin fillor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sakaq, ka premtuar që brenda pak vitesh, të ofrojë tekste në përdorim pa pagesë për ciklin 9- vjeçar. Duhet theksuar se në fund të çdo viti është një procedurë shumë e gjatë për kthimin e tyre, që nga fshirja me gomë e librave deri te dorëzimi në komisionin shkollor, çka ka ngritur pakënaqësi te shumë prindër./Panorama/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?