Vendos minë kundratank me një mbushje 4 kg tritol në një dyqan në Krujë

 

I arrestuari është Sherif Halili 24 vjeç, banues në fshatin Halil Fushë- Krujë

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

 Më datë 06.06.2014 në orët e para të mëngjesit shtetasi i mësipërm ka vendosur në dyqanin në pronësi të shtetasit B.Sh.banues në Krujë,një sasi lënde eksplozive.

Eksplozivi ka qenë në formën e një mine kundratank me një mbushje rreth 4 kg tritol dhe kishte një montuar një mekanizëm për shpërthim me anë të celularit.

Autori i ndaluar pranon krimin dhe pohon se e ka kryer duke u shtyrë nga motive të dobëta.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe nuk bën me dije detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv”të mbetur në tentativë dhe”Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” të parashikuar nga nenet 152,22  dhe 278/4 të  Kodit Penal.

SHKARKO APP