Venecia “grusht” grushtit të shtetit: Meta ka vepruar sipas Kushtetutës, nuk ka bazë shkarkimi

Komisioni Venecias ka rrëzuar nismën e PS për marrjen e kompetencave të Presidentit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Burime diplomatike bëjnë me dije se raporti paraprak i Komisionit të Venecias lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese i jep të drejtë kreut të shtetit.

Sipas dokumentet që do të zyrtarizohet në ditët në vijim, ekspertët e Venecias kanë arritur në përfundimin se veprimet e kreut të shtetit kanë qenë në përputhje me germën dhe frymën e Kushtetutës.

Gjithashtu, në dokumentin paraprak theksohet se veprimet e KED për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë të dyshimta.

Ekspertët e Venecias thonë në mënyrë të qartë se ligji i miratuar nga PS-ja, gjatë kohës që ata ishin në Tiranë për të monitoruar situatën, është anti-kushtetues.

Dokumenti i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta në atë që ai e cilëson grusht shteti për kapjen e institucioneve të drejtësisë dhe konkretisht Gjykatës Kushtetuese.

 

SHKARKO APP