“Venecia” i dha të drejtë Metës, deputeti socialist e pranon: Mund të jenë bërë gabime me gjyqtarët e GJK-së

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati i ftuar në studion e “ABC News”, përballë gazetares Juli Xhokaxhi ka komentuar opinion paraprak të përgatitur nga Komisioni i Venecias lidhur me përplasjet mes Parlamentit dhe Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ai u shpreh se me vendimet e marra për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese mund të jenë bërë edhe gabime, ndërsa theksoi se nuk mund të kapesh me një detaj shumë të vogël, pasi sipas tij edhe vende të tjera, në Francë apo në Itali bëjnë gabime.

“Ka shumë merita që Presidenti mund të promovonte, por ai nuk e ka bërë. Në një moment kaq kyç, mund të flasë për integrimin, refomën në Drejtësi. Kryefjala e Presidentit nuk duhet të ishte Gjykata.

Se kush do të jetë nesër lideri i opozitës, ky nuk është problemi i shqiptarëve. Të gjitha emërimet që bëhen në Gjykatën Kushtetuese, në një moment janë politike, kjo ndodh kudo. Por nuk kam parë opozitën amerikane të protestojë. Nuk është kjo mënyra duke penguar Shqipëri drejt Europës”, tha Bushati.

Pjesë nga intervista në studio

Manifestimet pse pengojnë hyrjen në BE?

Bushati: Protestat ne demokraci janë të shëndetshme. Protestat në botë ndodhin nga qytetarët jo nga partitë politike.

Me lule të vjedhura, me mimoza të vjedhura në manifestim. Si mund të ndodhë që të marrësh flamurin e shtetit tjetër. Presidenti shkul mimoza dhe merr flamurin e Amerikës kjo nuk është e drejtë.

Nuk pritet Komsionin e Venecias dhe miratuat ligjin? E lejuat Presidentit të bënte fushatë elektorale?

Bushati: Nuk mund të parashikojmë gjithçka. Pjesa që Presidenti lobon kundër Shqipërisë në BE, duke çuar letra nuk është e arsyeshme.

Kur ka lobuar Presidenti kundër?

Bushati: Ta thash 20 herë. Presidenti për herë të parë në Shqipëri ka quajtur antikushtetues buxhetin e shtetit.

I pyetur për “draftin e Venecias” Bushati tha: Në radhë të parë e kutpoj që kur nuk ka opozitë dialekti e kërkon që media të kthehet në opozitë.

Çdo kali i kuq e ka edhe një huq. Kur punon bën edhe gabime, mund të kemi bërë ndoshta ndonjë gabim me formulën e pagëzimit të gjyqtarëve, por nuk mund të kapesh me një detaj shumë të vogël.

Nuk e kam lexuar të plotë, por  patjetër që shumë punë i bën keq edhe Angela Merkel në Gjermani, i bën edhe qeveria franceze edhe italianet por nuk shoh Presidentin gjerman të dali dhe të thotë Shqipëia nuk duhet të hyjë në Europë për këtë çështje.

Sa gati jeni të bëni një çarmatim të palëve?

Bushati: Ne jëmi gati të bëjmë gjithçka që Shqipëria të futet në Europë. Nuk e kluptoj pse nuk e duan Shqipërinë në Europë.

Do ti shkoni deri në fund shkarkimit të Presidenit edhe pas draftit të Venecias?

Bushati: Komisioni Venecias jep opinionin juridik, kontekstin politik e cakon Kushtetuta. Ne si mazhorancë duam të provojmë që është një logjikë politik që kthen çdo ligj të mazhorancës dhe nëse po sillet jo presidencial. Këtë e cakton Gjykata në Shqipëri.

Vendimi i Presidentit për të firmosur shpërndarjen e Presidentit?  Çfarë do të bëni?

Bushati: Ndaj kërkojmë ta shkarkojmë Presidentin, sepse është politik, po vepron kundër interesit të Shqipërisë.

Meta në botën e tij mund të bëjë çdo gjë, por priortiet e shqiptarëve janë të tjera, si Reforma në Drejtësi, integrimi. Mazhoranca paguhet për tjetër mision. Presidenti nuk është më i rëndësishëm se populli i tij.

Jemi kthyer si në kohën e Enverit, vetëm një njeri sheh në rregull situatën.

Reforma në Drejtësi

Bushati: Kemi vullnetin që në zgjedhjet 2021 të shkojmë me një dakordësi të të gjithë palëve dhe jemi me shifra të barabarta.

Përpjekja në rritje pikërisht ditën që Shqipëria mund të marrë ftesën për në BE, e shoh si tradhëti kombëtare.

Çfarë është bërë për kushtet e Bundestagut Gjerman?

Të gjitha po i bëjmë, por ne  po shihim një opozitë kamikaze që thotë “o e marr unë Shqipërinë ose hidhem në erë”, tha më tej Bushati.

SHKARKO APP