Vengu pritet nga homologu Crosetto: Vigjilencë e përbashkët me Italinë për sigurinë në Ballkanin Perëndimor
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u takua në Romë me homologun Guido Crosetto. Gjatë bashkëbisedimit me homologun e tij, Ministri Vengu i shprehu mirënjohjen për angazhimin e tij dhe ekipit të tij në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Ministri Vengu theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Italinë, veçanërisht në kontekstin e sfidave të përbashkëta në hapësirën Adriatiko-Joniane dhe në vigjilencën e përbashkët për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtij takimi, dy ministrat shprehën vendosmërinë që partneriteti i natyrshëm strategjik, nën impulsin edhe të dy Kryeministrave Giorgia Meloni dhe Edi Rama, të prodhojë efekte edhe në fushën e industrisë ushtarake.
Ministri Vengu dhe homologu i tij Italian Guido Crosetto disktuan ndër të tjera edhe për situatën e sigurisë dhe zhvillimet zhvillimet dinamike në rajonin e Ballkanit Perendimor. Angazhimet e përbashkëta operacionale në kuadër të NATO-s dhe BE-së me vëmendje në misionin e KFOR në Kosovë, ishin një tjetër temë e diskutimeve, ashtu si edhe zhvillimi i kapaciteteve të forcave shqiptare apo modernizimi dhe mundësitë e zhvillimit të industrisë ushtarake detare.