Veprim xhihadistësh! Greqia zyrtare kërcënon Tiranën, pas prishjes së kishës

Pas prishjes së kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, një reagim i ashpër ka ardhur nga Ministria e Jashtme Greke. Në deklaratë thuhet se shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe objekteve të kultit, deri më sot kanë ndodhur në  vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore nga strukturat e xhihadistëve.

“Sot pamë një veprim të tillë edhe në vendin tonë fqinj, Shqipërinë. Për lëvizjet përkatëse të Greqisë ndaj Shqipërisë  dhe komunitetit ndërkombëtar do të informoheni së shpejti”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme Greke.

Reagimi i tretë i Ministrisë së Jashtme të Greqise për prishjen e kishës së Shën Athanasit në Dhërmi ishte edhe më i ashpër. Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos zhvilloi në Athinë një vizitë me krerët më të lartë të shtetit grek, ku edhe shtroi problemin. Janullatos u takua madje edhe me kryeministrin Tsipras dhe presidentin grek.

Por nga ana tjetër pavarësisht presionit grek, INUK e prishi kishën gjatë natës për të shmangur ndonjë protestë nga banorët.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi ndërtim pa leje kishën para se të prishej dhe e krahasoj atë me një objekt që ngjante si garazh.  

SHKARKO APP