Veprime të turpshme ndaj 49-vjeçares pasi e goditi, arrestohet burri nga Elbasani

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Arben Beqiri, 50 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”, Elbasan.

Ky shtetas u arrestua pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta, dhe ka bërë veprime të turpshme në publik ndaj shtetases, L.M., 49 vjeçe, banuese në Elbasan, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” , dhe “Ngacmimi seksual”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?