Veprimi kundër ekstremizmit të dhunshëm

55 punonjës të vijës së parë të burgut të Peqinit dhe atij të Fushë-Krujës, u trajnuan dje dhe sot për procedurat standarde të veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje. Mes tyre kishte punonjës social, roje sigurie dhe personel edukues, me të cilët u diskutuan tema si siguria dinamike, parimet dhe standardet ndërkombëtare të parandalimit dhe luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm, si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e personelit të sistemit të burgjeve. Trajnimi u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?