Veprimtari të ndaluara/ KQZ: Kallëzohen 20 aktivitete nga institucionet publike për qëllim fushate zgjedhore

Përmes një njoftimi për mediat, KQZ thekson ato që quhen si veprimtari të ndaluara nga institucionet publike 4 muaj para zgjedhjeve.

KQZ qartëson se janë 201 institucione nën “lupë” dhe se deri më tani janë bërë 20 kallëzime për aktivitete

KQZ: Në ndërfaqen “Veprimtari të ndaluara” janë regjistruar 201 institucione publike qendrore dhe vendore, si edhe agjenci/ndërmarrje shterërore. Përmes aksesit të personalizuar, personat përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve kanë raportuar për 119 aktivitete të planifikuara për tu zhvilluar nga ana e tyre.

Deri tani janë bërë kallëzime për 20 aktivitete. Subjektet që kanë bërë kallëzime janë: 1 individ dhe 2 persona juridik. Të gjitha kallëzimet janë proces shqyrtimi nga Administrata e KQZ-së, e cila monitoron dhe administron në kohë çdo informacion të raportuar.

Ndërfaqja e “Aktivitete të ndaluara​” është lehtësisht e aksesueshme nga publiku, media, shoqëria civile dhe çdo i interesuar, për të marrë informacion mbi veprimtaritë e raportuara dhe ato të ndaluara nga KQZ. Publiku dhe çdo palë tjetër e interesuar mund të kallëzojë/ informojë për raste të cilat gjykojnë se janë në shkelje të ligjit.

SHKARKO APP