Veriu dhe juglindja e vendit përfshihen nga dëbora, ARRSH: Drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore

Reshje shiu me intensitet mesatar dhe dëborë kanë përfshirë gjatë natës të gjithë zonën veriore dhe juglindore të vendit

Autoriteti Rrugor Shqiptar(ARrSh) bën të ditur se të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Në veri të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj, Fierzë-Bajram Curri, Bulqizë-Peshkopi, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Krumë, Bogë-Theth, Dedaj-Razëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe rajoni qendror i vendit ka pasur reshje dëbore në Trau Dajt – Qafë Priskë – Qafë Mollë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe të gjithë territorin e juglindjes, Pogradec, Maliq, Kolonjë, Korçë e Devoll.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje kanë bërë pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Kompanitë përkatëse kanë bërë pastrimin edhe të akseve rrugore në Qafë Thanë-Kapshticë, Qukës-Qafë Plloçë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Ersekë-Leskovik-Tre Urat dhe në Muzinë.

Autoritetet apelojnë që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?