Vërtetime false për azil në BE, pranga kreut të Komitetit të Ndërmjetësimit

Kryetari i Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtare është arrestuar në Durrës pasi akuzohet se në këmbim të një shume parash, jepte vërtetim fakti, me qëllim për të kërkuar azil në vendet e BE-së.

Operacioni u kodua “Azilkërkuesi” dhe u finalizua sot, teksa arrestimi u krye pas një pune intensive një mujore.

Në pranga ka rënë konkretisht Ndrec Prenga 64 vjeç, banues në Durrës, i cili mbante postin e Kryetarit të Komitetit të Ndërmjetësimit për Bashkëjetesë Kombëtare dhe Sabahet Manuka 65 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi: Në afërsi të Ish-Doganës, Tiranë, Manuka, u kap në flagrancë, duke i dhënë 300 € Ndrecës, në këmbim të një vërtetimi fakti që i ka dhënë ky i fundit, me qellim për ta përdorur për të kërkuar azil në vendet e BE-së”, informon policia e Durrësit.

Në cilësinë e provës materiale i’u sekuestruan: • një sasi parash, 300€; • 1 vulë; • 3 telefona celularë.

Ndrec Prenga është person me preçedentë penalë të mëparshëm , i dënuar për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale : “Korrupsioni pasiv në sektorin privat “dhe”Falsifikim të dokumentave”, në ngarkim të shtetasit Ndrec Prenga, parashikuar në nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal. “Korrupsioni aktiv në sektorin privat”në ngarkim të shtetases Sabahet Manuka, parashikuar në nenin 164/a të Kodit Penal.

SHKARKO APP