Vërtetohet akuza e banorëve dhe opozitës: Punimet te “Astiri” ishin pa leje

Ndërkohë që banorët e “Astirit” janë futur në ditën e 18 të protestës kundër prishjes së banesave për ndërtimin e një segmenti zgjerimi të Unazës së Madhe, vetëm mbrëmjen e djeshme, Këshilli Kombëtar i Territorit, i ka hapur rrugën Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të vazhduar punën.

Në mbledhjen e fundit KKT është miratuar leja e zhvillimit për rehabilitimin e segmentit rrugor, ‘Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja’.

Ky vendim i KKT-së vërteton akuzat e opozitës dhe të banorëve se punimet që tentuan të nisin në këtë segment nga firma ‘Salillari’, ishin pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sërish vërtetohet mënyra skandaloze se si funksionon shteti i ndërtuar nga Edi Rama. Banorëve u kërkohet që të lirojnë shtëpitë, u vihet kryq i kuq mbi mure, hiqet ndriçimi i rrugës, priten pemë rrethohet ambienti, shkojnë fadromat…ndërkohë që e gjithë kjo sipërmarrje nuk kishte ende leje nga autoriteti përgjegjës që është Këshilli Kombëtar i Territorit. /syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?