Vetë-izolim për të dyshuarit me koronavirus, Shehu: Do të ishte disfatë e shtetit, si fillim duhet një investim 30 mln euro

Ish- ministri i PD për Shëndetësinë  Tritan Shehu është skeptik sa i përket metodës së vetë- izolomit që po praktikon Ministria dhe Task- Forca për koronavirusin lidhur me rastet e dyshuara apo ata që vijnë nga vende të prekura.

Shehu shprehet se kjo metodë do të ishte disfatë për shtetin me pasoja të pallogaritshme. Ish- ministri e klasifikon Shqipërinë në vendet e pazhvilluara dhe se për luftën ndaj koronavirusit duhet fillimisht një investim fillestar urgjent prej 30 milion eurosh për mobilizim total të kapaciteteve me qendra karantine të organizuara, shtretër spitalorë infektivë në qendrat kryesore të vendit, 200 poste reanimacioni dhe laboratare të specializuara.

STATUSI I TRITAN SHEHUT

Task sot deklaroi kolapsin e shtetit ndaj koronavirusit!

Po degjoj tashti Task qe per here te pare flet sikur virusi te kete hyre ne Shqiperi e jep te kuptohet se strategjia do bazohet kryesisht te “vete izolimi” ne shtepi per te dyshuarit e rastet jo te renda, qendrim ky qe per ne do te thote disfate e shtetit e pasoja te pa llogarieshme.
Ne fakt kjo strategji perdoret ne dy nivele vendesh:
1– Ne vendet e pazhvilluara per shkak te mos ekzistences se strukturave shendetesore si Karantina speciale, klinika etj, me pasoje kontaminime te pa kontrolluara e perfundime thellesisht negative, ku shteti heq pergjegjesite e tij dhe masivisht te kontaminuarit a dyshuarit lihen ne meshire te fatit.

2–Ne vendet shume te zhvilluara, por aty ne menyre shume selektive kjo e me kushte qe: A) i izoluari te kete mundesi te jetoje vetem ne shtepi (jo me familje). B)te kete nje nivel te konsiderueshem edukimi, kushtesh financiare e pergjegjeshmerie. C) ai vend ku zbatohet kjo taktike duhet te kete nje nivel te larte organizimi te Kujdesit Paresor e Epidemiologjik, qe kontrollet e vazhdueshme e trajtimet tu kryhen me perpikmeri nga ato sherbime ne shtepi.

Nga te dhenat qe jane per sistemin tone shendetesor e ate paresor, ne fakt i perkasim grupit te pikes se pare, kolapsit te shtetit.

Ne vendin tone duhet nje qendrim shume aktiv me qendra karantine te organizuara, shtreter spitalore infektive te pajisur ne qendrat kryesore te vendit. me rreth 200 poste reanimacioni si fillim, ne gadishmeri e te destinuara, disa laboratore te specializuar etj, qe kerkojne nje investim fillestar mbi 30 M E urgjent e mobilizim total te kapaciteteve.

SHKARKO APP