Vetë një emigrante, ministrja kthehet në një ”mankth” për shqiptarët: Nuk do pranohen në Britani ata…

Vetë një emigrante në Britani me origjinë nga India, sekretarja e Brendshme, Suella Braverman është kthyer në ”mankth” për emigrantët. Shtypi britanik i ka kushtuar kohëve të fundit një vëmendje shqiptarëve dhe rrugës me gomone nga Franca që ata tentojnë për në Londër. Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit, ajo tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet largimi i shtetasve shqiptarë.

Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, zonja Braverman tha se ai ka të drejtë. “Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo.

Qytetarët nga Shqipëria tani përbëjnë grupin më të madh të vetëm që kalojnë kanalin me varka të vogla, sipas statistikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

SHKARKO APP