Vetëdeklarimi për aplikacionet sekrete, ekspertët: Kupola e policisë është e shqetësuar

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dje firmosi urdhërin e formularit të vetë-deklarimit mbi përdorimin e aplikacioneve të enkriptuara i është shpërndarë të gjithë sektorëve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Ekspertët e sigurisë, shprehen pro plotësimit të formularit nga strukturat e varësisë së ministrisë së Brendshme. Fatjon Softa thotë se udhëzimi i fundit nuk ka shqetësuar bazën e policisë së shtetit, por disa elementë në pozicione drejtuese.

“Kjo gjë e bën pozitive sepse në fund të fundit nuk shqetëson bazën. Unë kam pasur kontakt me punonjës të thjeshtë qoftë inspektor policie, të patrullës së përgjithshme, punonjës të qarkullimit rrugor dhe nuk paraqesin shqetësim. Përkundrazi thonë mund të jenë shqetësuar disa shefa apo ndonjë shef që ka makina të shtrenjta apo ka ndonjë aktivitet tjetër ose që mund të jetë përfshirë në një aktivitet të tillë”,-tha në ”Tv Klan”.

Sipas vendimit, ata që kanë përdororur aplikacionet SKY ECC dhe Encrochat, përjashtohen menjëherë nga detyra. Rreth 13,500 punonjës të tre institucioneve në varësi të ministrisë së Brendshme kanë afat 30 ditë për të plotësuar këtë formular. Ky udhëzim sipas autoriteteve, shërben për procesin e vetëpastrimit të strukturave policore dhe agjencive të tjera të varësisë.

SHKARKO APP