Vetëdorëzohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili

Vetëdorëzohet ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halili. Ai u shpall në kërkim më 26 maj 2016 për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas hetimeve, Halili së bashku me tre ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë kanë sponsorizuar ekipin e futbollit të Kukësit duke përdorur fondet e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve në varësi të institucionit. Shuma e shpërdoruar arrin në 45 milionë lekë të reja e cila i është dhënë në formë sponsorizimi ekipit të futbollit të Kukësit.

Prokuroria thotë se “Klubi i Futbollit Kukësi” u krijua në vitin 2011, si një shoqëri tërësisht private, por në 2012, me një vendim fiktiv, me kërkesë të kryetarit të Bashkisë në atë kohë Hasan Halili, Bashkia Kukës regjistroi si aksionere e kësaj shoqërie, pa asnjë bazë ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifikimet ka rezultuar se për periudhën 2011-2015, shumë punonjës të bashkisë kanë marrë pagën, por nuk figuron të kenë të derdhura kontributet e detyrueshme. Për më tepër, pavarësisht rritjes së borxhit nga viti në vit, rezulton se organika e Bashkisë është rritur periodikisht, duke shtuar ndjeshëm detyrimin që institucioni kishte ndaj administratës tatimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër as adminsitrata tatimore nuk ka kryer detyrën e saj, duke mos marrë asnjë masë ndaj bashkisë. Në mbyllje të hetimeve disa mujore, pas kërkesës së porkurorisë gjykata vendosi arrest me burg për Mirdash Hoxhën, ish-drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Kukës, Lekë Deda, ish-drejtor i Financës në bashki dhe Gëzim Ukperaj, ish-drejtor i Borxhit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve të Kukësit, ndërkohë që është shpallur në kërkim ish-kryetari i bashksië Hasan Halili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?