Vetëflijimi i motrës dhe i nënës, thyhen heshtjen Blerta: E nisa unë e para, por Anisa…

E vetmja e mbijetuar e horrorit në Kombinat, 34-vjeçarja Blerta Josifi ka rrëfyer në “Shqipëria Live” tragjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa. Ajo ka thënë se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë, pasi kishin frikë se do fajësonin atë dhe nënën e saj.

”Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e benim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë. Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj, kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj”,-tha ajo.

Blerta tha se kanë besuar deri në moment të fundit se ajo do të rikthehej sërish tek ata. “Kemi besuar deri në fund që ajo mund të rikthehej sërish tek ne. Në maj vendosëm që të mos dilnim për të blerë ushqime, në qershor nisëm agjërimin si një lutje që Zoti të na dëgjonte. Sepse edhe Anisa kishte shumë dhimbje dhe vuajtje”, rrëfeu Blerta.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

SHKARKO APP