Vetëflijimi në Kombinat, Gjoni: Këto sekte ngjisin te ata njerëz me probleme ekonomike ose psiko-sociale

Në një intervistë për Ora News, gazetarja Edlira Gjoni komentoi ngjarje e rëndë të ndodhur në Kombinat ku u vetëflijuan nëna me vajzën e saj.

Sipas Gjonit, pre e këtyre fenomeneve bien ata që kanë probleme ekonomike dhe psiko-sociale, dhe që nuk marrin përgjigje për pyetje që janë të thjeshta.

Edlira Gjoni: Këto persona i kanë të akumuluara problematikat dhe është një shkas që i çon në këtë veprim. Këto lloj sektesh ngjisin te ata njerëz që kanë probleme ekonomike ose psiko-sociale dhe aty e lëshojnë spirancën e tyre. Kam përshtypjen se me këtë familje nuk ka të bëjë as me arsimin dhe as me gjendjen ekonomike. Duhet parë më para pse kanë shkuar drejt këtij vendimi. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sjellja e të motrës dhe së me nuk janë normale dhe do të ishte shumë e tepërt që për Blertën të fillojmë ta mendojmë si një fajtore, pasi ajo është një viktimë që vazhdon të mbetet e gjallë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Të mos na bëjë çudi që ka persona që kanë ardhur nga zonat urbane, por të mos harrojmë që personat që bien pre e këtyre fenomeneve janë ata që kanë probleme ekonomike dhe psiko-sociale, dhe që nuk marrin përgjigje për pyetje që janë të thjeshta. Se në fund të fundit, feja është një zgjidhje dhe jo një opium. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?