Vetëflijimi në kufijtë e të pabesueshmes, fqinjët e viktimave në Kombinat: Rrinin të mbyllura

Një ditë pas ngjarjes makabre, banorët e zonës së Kombinatit ku u vetëflijuan nënë e bijë nuk mund ta besojnë atë që ka ndodhur. Ata shprehen se kjo ngjarje nuk mund të konceptohet nga mendjet njerëzore, ndaj kanë frikë nga sekti i dëshmitarëve të Jehovait pasi shpërndajnë shpesh materiale fetare në zonë.

Nuk mund të besohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi mbrëmjen e të enjtes në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Kështu shprehen banorët e zonës së Kombinatit ku u shënua ngjarja e rëndë e vetëflijimit të nënës sëbashku me vajzën 30-vjeçe.

Fqinjët e familjes Josifi të cilët banojnë në afërsi të shkollës “Myslym Keta”, thonë për Ora Neës se që prej fillimit të pandemisë nuk i kishin takuar, pasi ishin izoluar në shtëpi dhe nuk pranonin të takoheshin me asnjëri.

“Këtë gruan e njihja, po vajzat nuk i kisha parë ndonjëherë. Si duket ngaqë kanë qëndruar mbyllur. Se di.”

“Ishin në punën e tyre. Por kishte diçka, vinte policia te dera dhe pastaj ikte përsëri.”

“Më erdhi keq, mbeta e shokuar.”

Nga hetimet paraprake vetëflijimi i 56-vjeçares sëbashku me vajzën 30-vjeçare është kryer pasi besonin tek ringjallja.

Policia ka gjetur në banesë shënime fetare, të cilat dyshohen se i përkasin sektit të dëshmitarëve të Jehovait.

Banorët thonë që anëtarë të këtij sekti vijnë shpesh në zonë për të shpërndarë materiale fetare.

“Sjellin fletushka, trokasin edhe te dera e shtëpisë dhe duan të komunikojnë.”

Por pjesëmarrja në këtë sekt fetar mohohet nga drejtuesit, të cilët thonë se nëna me vajzat nuk janë asnjëherë me dëshmitarët e Jehovait.

“Pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës sonë, por as nuk janë shoqëruar me dëshimtarët e Jehovait.”

Ngjarja në kufijtë e të pabesueshmes u regjistrua mbrëmjen e të enjtes, ku u gjetën të pajeta nëna me njërën prej vajzave, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Sipas hetimeve parapake, vajza 30-vjeçare kishte rreth 2 muaj që kishte ndërruar jetë ndërsa 56-vjeçarja rreth 1 muaj më parë.

Vetëflijimi në kufijtë e të pabesueshmes, fqinjët e viktimave në Kombinat: Rrinin të mbyllura

/Ora News

SHKARKO APP