Vetëm 15 raste të reja nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Edhe në 24 orët e fundit, sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka humbje jete nga Covid-19, duke arritur në një situatë ku virusi vdekjeprurës është drejt shuarjes në vend.

Po në 24 orët e fundit kryer 650 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. ”9 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Berat, nga 1 qytetar në Divjakë, Sarandë”.

Janë 297 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 84 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,742 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Prill 2022)

Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Testime totale 1,794,631
Raste pozitive 274,535
Raste të shëruara 270,742
Raste Aktive 297
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Berat 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2

SHKARKO APP