Vetëm 2 xhami jashtë KMSH-së, imamët e vetëshpallur në negociata për “legalizim”

Vetëm dy xhami në të gjithë vendin kanë mbetur ende  jashtë juridiksionit të Komunitetit Musliman Shqiptar, rreth tre vjet pas nisjes së një aksioni për legalizimin e objekteve të kultit të drejtuara nga të ashtuquajturit imamë të vetëshpallur.

Agron Sojati: Nga 70 xhami dikur që nuk e njihnin këtë autoritet, sot kanë mbetur vetëm dy dhe të dyja janë duke negociuar dhe biseduar me Komunitetin Mysliman Shqiptar që brenda kuadrit ligjor të mos ketë asnjë xhami apo entitet që vepron më vete, sepse edhe ligji në fakt e parashikon të tillë.

Koordinatori kombëtar për ekstremizmin e dhunshëm, Agron Sojati, nga Shkodra theksoi punën e mirë të bërë në këtë drejtim, pasi disa prej tyre u rekrutuan luftëtarë për Shtetin Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas të dhënave zyrtare, 150 shqiptarë, burra, gra dhe fëmijë rezultojnë të kenë shkuar përgjatë këtyre viteve në vendet e luftës në Siri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agron Sojati: Ka raporte të ndryshme me ligjin, të cilat të gjitha do të sqarohen nga autoritetet, policia, prokuroria, SHISH.

Shifra bë publike në një takim kombëtar për sfidat lidhur me kthimin e luftëtarëve të huaj terroristë dhe ngritja e kapaciteteve identifikuese në kufi, që u organizua në Shkodër me pjesmarrjen edhe të partnerëve nga Mali i Zi dhe OSBE.

Drejtori i kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit, Shaban Nexhi, theksoi me shqetësim faktin se në 2018-ën, është 5 fishuar numri i emigrantëve të paligjshëm që ikin nga Shqipëria.

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?