Vetëm 28 raste të reja nga virusi, në Shqipëri nuk ka më masa anti-covid
Në Shqipëri nuk ka më masa anti-covid. As në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19. Janë kryer 1086 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 28 qytetarë.
”16 në Tiranë, 2 në Patos, Lushnje, Mallakastër, Sarandë, Gramsh, 1 në Vlorë, Dimal”. Janë 336 pacientë aktivë në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 5 pacientë. Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,030 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (26 Prill 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 114
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1086
Testime totale 1,801,917
Raste pozitive 274,862
Raste të shëruara 271,030
Raste Aktive 336
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 233
Fier 27
Vlorë 19
Korçë 13
Berat 11
Elbasan 9
Gjirokastër 8
Shkodër 7
Durrës 5
Kukës 3
Dibër 1