Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vetëm 4 muaj në qeli, OFL i dërgoi sot letrat e pasurisë

Aktualitet E martë, 11 Shkurt 2020 13:16
Vetëm 4 muaj në qeli, OFL i dërgoi sot letrat e pasurisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjergj Cukali, të cilit OFL i kërkoi sot të justifikojë pasurinë, ka qenë i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Billali në janar 2019. Por në një kohë të shkurtër hetimesh, prokuroria e Tiranës nuk mundi të bindë Gjykatën e Aplit të mbajë në burg Gjergji Cukalin, të arrestuarin për krimin e rëndë. Në shtator 2019, pas vetëm 4 muajve në qeli Cukali u la i lirë nga gjykata e Apelit me trupë gjykuese Alaudin Malaj, Elbana Lluri dhe Gentian Shala. Gjergj Cukali, i njohur si i “forti i Myslym Shyrit”, u arrestua si një nga të dyshuarit kryesor të vrasjes së ish-efektivit Arben Bilali për shkak se gjurmët e gjetura në një bidon plastik uji brenda mjetit të braktisur të autorëve përputheshin me të tijat, provë kjo e cila nuk ishte bindëse për gjyqtarët e Apelit të Tiranës, duke i rikthyer atij lirinë. Dy gjyqtarët që kanë dhënë ok për lirimin e Cukalit, Alaudin Malaj, Elbana Lluri kanë nxjerrë të paligjshëm procedurën e kryerjes së analizës së AND-së së pështymës së Cukalit që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, duke e krahasuar atë me mostra të vjetra pështyme që i janë marrë këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë.

Po kështu dy gjyqtarët e mësipërm nxjorrën “nul” edhe faktin se kqyrja e automjetit tip Benz që është përdorur nga autorët për vrasje, nuk është bërë në vendin ku është gjetur por mjeti sipas gjykatës është transportuar me karotrec në një garazh të policisë, aty ku është bërë dhe kqyrja e mëtejshme e mjetit. Ish-efektivi policisë Arben Bilai u ekzekutua më 30 janar 2019 teksa zbriti nga një makinë në zonën e Tiranës së Re pak para se të futej në banesë, ndërsa nga ai moment asnjë autor është në pranga dhe i dyshuari Cukali është lënë i lirë. Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pavarësisht se i ka shpëtuar burgut për këtë akuzë, në vitin 2006, Cukali është dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. Më 24 Nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 10 vite burg Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004. Pengmarrja ndodhi rrugën “Myslym Shyri” dhe bëhej fjalë për një konflikt për 100 mijë Euro. Cukali përfitoi amnisti dhe doli pas disa vitesh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Më 20 Gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë Gjergji Cukali, u arrestua pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap me pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Më 12 Korrik 2016, policia finalizoi një aksion ku goditi një rrjet të shpërndarjes së kokainës në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Në pranga në kohë të ndryshme u vunë 16 anëtarë të një grupi kriminal, të cilët sipas policisë drejtoheshin nga Gjergj Cukali. Në operacionin e koduar “Tangent” u arrestuan Gjergji Cukali, Artur Tarja, Muharrem Kallushi, Vjollca Gjoka, Gentian Balliu, Armand Gjoka dhe Krisald Kundraxhi. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata dyshohet se shpërndanin kokainë, në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e “Porcelanit” dhe në rrugën e “Elbasanit”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 1 ore
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 4 orësh

Cukali dyshohet se fitonte 50 mijë euro në muaj nga shitja e kokainës. Por ai u lirua në vitin 2017 me masë “arrest shtëpie” pasi gjykata çmoi se kishte probleme shëndetësore dhe vuante nga astma bronkiale. Kurse në vitin 2018 u arrestua pasi theu arrestin shtëpiak.

Etiketat e lidhura

Gjergj Cukali
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 34 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 1 ore

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 ore

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.