Vetëm 87 raste të reja nga Covid-19, të shtruar në spital janë 15 pacientë

Edhe në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga Covid-19, ku po bëhet më shumë se një javë që është kjo situatë. Covid-19 është pothuajse drejt zhdukjes në vendin tonë. Po ashtu janë kryer 1188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 87 qytetarë.

”38 në Tiranë, 7 në Sarandë, 5 në Lushnje, nga 4 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Elbasan, Kuçovë, Delvinë, Divjakë, Fier, Lezhë, nga 1 qytetar në Shkodër, Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Patos, Himarë, Skrapar, Peqin, Gramsh”.

Janë 453 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 15 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 131 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,055 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (05 Prill 2022)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 87
Të shëruar në 24 orë 131
Të shtruar në spitale 15
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1188
Testime totale 1,782,366
Raste pozitive 274,000
Raste të shëruara 270,055
Raste Aktive 453
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 246
Vlorë 66
Fier 29
Gjirokastër 26
Elbasan 19
Korçë 16
Durrës 13
Kukës 12
Berat 10
Shkodër 8
Lezhë 7
Dibër 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?