Vetëm në 8 muaj janë rimbursuar 11,8 miliardë lek TVSH

Biznesi shqiptar ka marrë 11.8 mld lekë rimbursim TVSH-je në 8 muaj.Vetëm pak muaj më parë  bizneset e kryesisht  eksportuesit dhe fasonët kërkuan marrjen e masave të menjëhershme pasi po rrezikonin falimentin.Ndërkohë deri në fund të vitit administrata Tatimore ka në plan të rimbursojë 19 mld lekë.

Pas shqetësimit të ngritur nga biznesi, por edhe Fondi monetar Ndërkombëtar  në 8 muaj bizneseve në vend i janë shpërndarë 11.8 mld lekë rimbursim TVSH-je. Ndërsa mbeten edhe rreth 9 mld lekë që janë në plan për tu shlyer deri në fund të këtij viti.

Sipas Administratës Tatimore  vetëm gjatë muajit gusht janë rimbursuar 1,68 miliardë lek, ose 42% më shumë se muaji gusht i vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë 878 kërkesa të dorëzuara nga biznesi për përfitim të TVSH-së  në8 muaj, ndërsa janë shlyer 776 prej tyre.Pas ankesave të shumta nga eksportuesit, por edhe fasonët administrata Tatimore i ka dhënë  përparësi kërkesave të eksportuesve  duke rimbursuar 515 kërkesa ose 67 % e numrit total të kërkesave të rimbursimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo përzgjedhje ka ardhur pasi është vlerësuar impakti i tyre në punësim, ndjeshmëria ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit dhe marrëdhëniet kontraktuale që përkufizojnë këtë sektor.

TAP rezulton të jetë edhe subjekti me vlerën më të madhe të borxhit. Rimbursimi i TVSH- së u kthye në një pengesë për mbarëvjatejn e ekonomisë  pasi shumë biznese përmendim këtu fasonët dhe eksportuesit paralajmëruan se po kalonin në krizë e madje edhe në rrezik falimenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?