Vetëm në Tiranë 20 raste të reja me koronavirus, dalin detajet

Nuk zgjati gjatë gëzimi për mungesën e rasteve të reja me koronavirus në Tiranë.

Dita e sotme ka shënuar rekord të prekurish, më 29 raste të reja në total, 20 prej të cilave janë konfirmuar vetëm në Tiranë.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shendetesise beri sot me dije se “Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Kujtojme se dy dite me pare, Tirana kishte zero raste te reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?