Vetëm një e prekur në Durrës, e moshuara u kthye nga Italia

Në spitalin rajonal të Durrësit është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i prekur nga Covid-19. Ajo është një grua e moshuar nga Shënavlashi i Durrësit dhe është mbajtur në reanimacionin e spitalit të Durrësit deri në dërgimin drejt Tiranës për një trajtim të specializuar.

Pacientja është shtruar në spital 5 ditë më parë me bronkopneumoni, pas kthimit nga Italia. Ndonëse tejet hermetikë në dhënien e informacioneve mbi pacienten dhe gjendjen e saj, mësohet se e moshuara ka qenë e shtruar në spital edhe në Itali, në Pordenone, qytet në veri të shtetit fqinj, në rajonin e Friuli Venezia Giulia.

Pas një kontrolli në spitalin italian, sipas asaj që pacientja vetë ka treguar, nuk i kanë dhënë një diagnozë të mirëpërcaktuar për lodhjen e tepërt nga e cila ankohej. Pas daljes nga spitali, ajo ka udhëtuar drejt Shqipërisë më 27 shkurt përmes linjës së fluturimit Bolonja-Rinas.

Swiss Digital Desktop Reklama

E prekura nuk ka pasur disa nga shenjat tipike klinike të njohura tashmë për koronavirusin e ri, si kollë të thatë, apo temperaturë të lartë, ndërkohë që i gjithë personeli mjekësor që i ka shërbyer gjatë këtyre ditëve, familjarët dhe të afërmit që e kanë vizituar në spital po i nënshtrohen analizave për Covid-19, pasi mund të jenë infektuar prej saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?