Vetëm një rast pozitiv në 24 orët e fundit me Covid-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 një qytetar nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërkohë që në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë. Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,027 që nga fillimi i epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika (4 Korrik 2021)

Swiss Digital Mobile Reklama

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2144

Testime totale 817,479

Raste pozitive 132,535

Raste të shëruara 130,027

Raste Aktive 52

Humbje jete 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21

Shkodër 10

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 5

Lezhë 2

Korçë 2

Fier 1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?