Vetëplagoset me armë zjarri një 45-vjeçar në Lezhë
Një 45-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri gjatë natës në Lezhë.
Mësohet se ai është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, 45-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M.Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.
Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M,GJ, është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.