Vetëvaret në burg 38-vjeçari
Një 38-vjeçar që vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit është gjetur i vetëvarur në qelinë e tij mesditën e sotme. Bujar Murati, 38-vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.
Burimet e ”News 24”, konfirmojnë se 38-vjeçari kishte mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë. Burimet e burgut nuk kanë dashur të japin asnjë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë, shkaqet dhe dinamikën e saj.
Ende nuk dihet shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë që u mbajt e fshehtë nga institucioni i Burgut të Beratit.
KOHA JONË SONDAZH

