Vetëvendosje nxori videon për Gjirokastrën, Klevis Balliu: Fakte të reja për masakrën!

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka postuar në Facebook videon nga numërimi i votave në Gjirokastër që denoncoi Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë, e cila garoi me një kandidat të pavarur në këtë qark. Balliu thotë se vjedhja e votës është marrëveshja e krimit me politikën.

“Fakte të reja për masakrën elektorale të 25 prillit. Vetë Ministri i Brendshëm qartazi i përfshirë direkt në skemën kriminale të vjedhjes së votës.

Te tjerë Ministra janë larguar për arsye të lidhjeve të tyre me trafikun e drogës si Saimir Tahiri. Por vjedhja e votës është në fakt ajo që mundëson lidhjet e qeverisë me drogën. Vjedhja e votës është marrëveshja e krimit me politikën” shkruana i.

Mbrëmjen e sotme PD-së njoftoi se ka dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

SHKARKO APP