Vetëvrasja e policit, Hodaj: Rast tragjik, ka nisur hetimi
Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj u shpreh se për vetëvrasjen e 46-vjeçarit Kastriot Fafaj, ka nisur hetimet që pritet të zbardhin arsyet që e çuan punonjësin e policisë drejt vetëvrasjes.
“Rasti është tragjik. Siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën ose kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj edhe dhimbjen e familjarëve se kanë humbur njeriun e tyre të dashur, gjithsesi ka një hetim që po çohet përpara i cili besoj do të zbulojë arsyet që çuan në këtë gjest”.
Nga ana tjetër, Hodaj tha se i ndjeri kishte folur me juristen, dhe kishte marrë informacion që nuk duheshin dokumenta shoqërues për formularin.
“Edhe ky punonjës kishte folur me juristen që është përgjegjëse në Fier për ti këshilluar dhe kishte marrë dhe informacionin që nuk duheshin dokumenta shoqërues për formularin”, u shpreh Hodaj në rubrikën “Opinion” në “News24”.
KOHA JONË SONDAZH

