Vetëvrasja horror e familjes Josifi, fati i dosjes drejt pushimit. Asnjë në pranga

Policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk kanë asnjë person apo sekt fetar të dyshuar se mund të ketë ndikuar në vendimin ekstrem të vetëflijimit të familjes Josufi në Kombinat të Tiranës. Hetimet kanë mbetur në vend-numëro, pasi prokuroria mësohet se ende nuk ka mundur të administrojë raportin e ekspertëve të policisë, që janë ngarkuar për të kryer kçyrjen elektronike të 3 aparatëve celularë të sekuestruar në banesën Josifi.

Të tre aparatet telefonikë, i përkisnin dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Në dosje ende nuk është administruar tabulatet telefonike nga kompanitë celulare, tabulate këto që do analizohen dhe me një sërë provash të tjera. Eskpertiza mjeko-ligjore, ka dalë në konkluzionin se anoreksia është dhe shkaku i vdekjes së nënë e bijë por ekspertët nuk kanë përcaktuar datën e saktë, se kur kanë ndërruar jetë nënë e bijë në banesën e tyre.

E mbijetuara e vetme e familjes Josifi, Blerta ka dalë nga spitali. 34-vjeçarja ka rrëfyer se motra e saj kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, duke ndërruar më pas jetë. Kurse nëna ndërroi jetë në datën 2 korrik 2020, edhe ajo duke agjëruar. Ajo tha se nëna e saj kishte rënë përtokë në gjunjë dhe kishte ndërruar jetë.

Në dëshminë e të resë del në pah dhe një tjetër detaj tragjik, ku ajo thekson se motra e saj para se të ndërronte jetë “ishte pushtuar nga djalli” dhe se për këtë shkak kishte pasur kriza nervore, por që asnjëherë nuk kishte shkuar në spital por për të kujdesej vetë nëna dhe Blerta. Ajo ka mohuar faktin se pas kësaj ngjarje, duke çuar në nxitje për t’u vetëflijuar, nuk fshihet Kisha Ungjillore, pasi sipas saj kishin 5 vite që ishin shkëputur dhe se kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.

SHKARKO APP