Vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19, epidemiologu shqiptar zbulon arsyen: Ilaçi që ka efekt anësor
Në Shqipëri janë shënuar dy raste të vetëvrasjes të pacientëve të prekur nga Covid-19 e që po merrnin shërbim tek spitali Covid 2 ”Shefqet Ndroqi”. Skënder Murtezani, epidemiolog në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zbulon arsyen se pse ka pasur raste pacientësh me Covid-19 që janë vetëvrarë.
”Për rastet e vetëvrasjes duhet të merren parasysh disa faktorë: gjendja psikologjike para koronavirusit dhe ilaçet që përdoren për trajtim gjatë koronavirusit. Për shembull, hidroksiklorokina njihet se ka efekt anësor tendencën e vetëvrasjes”,- tha në ”A2cnn”.
Nga ana tjetër, mjeku tregon se si veprohet në SHBA. ”Pacientëve që në trajtim kanë hidroksiklorokinë, një person nga stafi caktohet që të kujdeset për ta dhe të raportojë për çdo ndryshim psikologjik që mund të kenë”.
Sipas Murtezanit, ata që e kanë kaluar Covid-19 duhet të jenë të qetë. ”Mendoj se ata që e kanë kaluar Covidin duhet të jenë të lumtur. Janë 99% të kuruar dhe të mbrojtur njëkohësisht”.