Vetëvritet adoleshentja, shkak mendohet varfëria
Një vajzë që ende nuk kishte mbushur 17-vjeç, i dha fund jetës në lagjen “Shën Koll” në Elbasan, duke u vetëvarur në shtëpinë e saj.
Vajza jetonte së bashku me nënën dhe dy motrat e saj në gjendje të vështirë ekonomike, ndërsa babai kishte ndërruar jetë dy vite më parë.
Mendohet se shkaku kryesor i aktit të rëndë ka qenë gjendja e vështirë ekonomike në të cilën familja jetonte. Policia dhe eksperte të prokurorisë janë duke hetuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vetëvrasjes së adoleshentes.