Vetëvritet daja i Marjo Memës, bashkëpunëtorit në vrasjen e Ismail Lullit

Një tjetër ngjarje e rëndë në familjen shqiptare, Mema, që jeton në Pesaro të Italisë. Dy ditë pasi djali 19 – vjeçar i saj, Marjo Mema, u arrestua si bashkëpunëtor i Igli Metës në vrasjen e 17 –vjeçarit Ismail Lulli, daja i Marjos ka vrarë veten. Lajmin e ka dhënë nëna e Marjos, Vera Mema, duke folur për  mediat italiane. “Mario është i madh dhe i vetëdijshëm për gjerat që nuk duhen bërë. Unë kam patur edhe një zi tjetër në shtëpi, pasi vëllai im ka vrarë veten nga turpi.”

Daja i Marjo Memës është vetëvarur. Ngjarja, sipas Vera Memës ka ndodhur në Shqipëri. Por nga policia shqiptare nuk ka asnjë konfirmim. “Unë duhet të nisem. Nuk di çfarë të bëj. Të nisem për mortin e vëllait apo të rri këtu për djalin”, thotë ajo.   

SHKARKO APP