Vetëvritet “monstra” i Palasës, Jorgo Zani hidhet nga taraca e burgut

Shqipëria do t’u trondiste 17 gushtin e vitit 2016, kur Andrea Zani, vetëm 12-vjeç që po pushonte te gjyshërit e tij në Palasë, u vra mizorisht dhe iu pre koka barbarisht nga një i sëmurë mendor. Jorgo Zani, autori i krimit më makabër të viteve të fundit në Shqipëri, mëngjesin e së mërkurës i dha fund jetës me vetëvrasje. Ngjarja ndodhi në burgun e Krujës, aty ku Zani u hodh nga kati i dytë, një vit pas dënimit. Në një njoftim për mediat, policia ka theksuar se 31-vjeçari është ngjitur nëpërmjet shufrës së hekurit rrufe-pritëse dhe më pas është hedhur nga tarraca e katit të dytë, duke ndërruar jetë. Pas arrestimit më 18 gusht, Zani u dënua dhe po vuante dënimin në burgun e Krujës, por që mëngjesin e djeshëm, ai u gjet i pajetë në oborrin e burgut. Skema e vetëvrasjes ka ndodhur nëpërmjet telit të rrufepritëses së ndërtesës së burgut, në të cilin Zani u ngjit deri në taracën e katit të dytë dhe prej andej u hodh në tokë. Nga përplasja i burgosuri ndërroi jetë menjëherë, ndërsa gjatë kohës që mbahej i izoluar, Zani ishte edhe nën trajtim ambulator për shkak të problemeve psikike që kishte shfaqur.

Vrasja makabre

Në gusht të 2016-ës, Andrea Zani, 12-vjeç, u masakrua nga kushëriri i tij Jorgo Zani, në Palasë të Vlorës. Akti makabër i vrasjes dhe përçudnimit të kokës së 12-vjeçarit, me të cilin kishte edhe lidhje gjaku, tronditi rëndë të gjithë vendin. Dëshmitarët ndihmuan policinë, e cila e arrestoi menjëherë 30-vjeçarin që kurohej për probleme të rënda me alkoolin dhe lëndët narkotike. 12-vjeçari i lindur në Greqi, po qëndronte tek gjyshja e tij në Palasë, kur u godit për vdekje nga kushëriri. Ishte drejtuesi i një makine i cili e pa trupin e pajetë të të miturit anës rrugës, të mbuluar me çarçaf dhe njoftoi policinë. Kjo e fundit e gjeti autorin në shtëpinë e tij. Ai e mbante ende në dorë kokën e fëmijës. Tragjedia u bë shkak që një tjetër minoren që jetonte i braktisur në fshatin Palasë të shpëtohej. Ai shoqërohej gjithë kohës me Jorgo Zanin dhe për banorët e Palasës ishte thjesht një fëmijë që vidhte për të jetuar. Pasi historia e tij u mësua, shërbimi social e mori të miturin që tani jeton në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë dhe që nga një fëmijë shumë problematik, me një të ardhme të zymtë, është kthyer në një nxënës shembullor.

Swiss Digital Desktop Reklama

I sëmurë mendor 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një raporti mjekësor nga spitali i Vlorës, ai ishte kuruar me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit” . Zani ishtë kuruar edhe në shtetin grek për vite me radhë. Jorgo Petro Zani ishte shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës më 27 Tetor të vitit 2015, pas ankesave të banorëve të zonës për sjellje agresive e të dhunshme. Autoritetet e spitalit e kishin vlerësuar atë si njeri me çrregullime të theksuara mendore, ndërsa njihej se kishte qenë edhe përdorues droge. Por vetëm 10 ditë pasi ishte shtruar në spital, Zani ishtë nxjerrë nga spitali me kërkesë të të atit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?