Veting edhe dëshmorëve, ndryshon projektligji për dhënien e statusit

28 mijë dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore do të jenë objekt i verifikimeve. Madje numri i lartë i tyre është parë me shqetësim dhe në komisionin e sigurisë kombëtare. Deputetët kanë diskutuar ndryshimet në ligjore të propozuara ku Ermonela Felaj u  shpreh se do të hiqen të gjitha statuset e falsifikuara.

Ermonela Felaj: Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur edhe cudi të këtij lloji që bashkëpunëtore të nazifashistëve më prapa kanë dalë sikur kanë qenë pjesëmarrës në LANÇ dhe në mënyrë të padrejtë kanë fituar këtë status.

Madje përfaqësuesit e dëshmorëve sollën raste konkrete të dëshmorëve që nuk kanë përfituar këtë status, ndërsa theksuan se nga të dhënat shumica e atyre që kanë marë status nuk e meritojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shaqir Vukaj Nën Kryetar i Organizatës së Dëshmorëve të Kombit: Ne në organizatën tonë kemi 10130 dëshmorë të shpallur. Nga letrat që kam hapur unë nga arkivat, kam gjetur qindra të shpallur dëshmorë dhe nuk figurojnë në listë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si dhe për ditën e çlirimit në Shqipëri ka dy qëndrime sa i përket numrit të dëshmorëve. Nga njëra anë i qëndrohet numrit prej 28 mijë të rënëve, dhe në tetrën paraqitetet një numër edhë më i ulët.

Ora News - Rishikohet lista e dëshmorëve, ndryshon projektligji për dhënien e statusit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?