Vetingu, këta janë prokurorët dhe gjyqtarët për javën në vijim

Dy prokurorë dhe një gjyqtar do t’i nënshtrohen Vetingut këtë javë që vjen. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka paralajmëruar seancë dëgjimore më ` 10 korikk 2018 me prokurorët Admir Thanza dhe Kostaq Beluli.

Admir Thanza, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë do të paraqitet në orën 9:30 të martën e 10 korrikut para trupës së përbërë nga: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme  do të paraqitet në të njëjtën datë në orën 14:30. Trupa gjykuese përbëhet nga: Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më pas, në 11 korrik, para KPK do të dalë Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Seanca nis më 10:30 dhe do të mbahet nga trupa gjykuese e përbërë nga: Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?