Vetingu shkarkon gjyqtaren e “21 janarit”
Është shkarkuar nga detyra Ariana Gunbardhi Caco për mosjustifikim të pasurisë.
Ariana Gunbardhi Caco ishte një nga 3 gjyqtaret e çështjes së “21 janarit”, ku u vranë 4 protestuesit në bulevard.
KPK konstatoi pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në secilën prej banesave, bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë. Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.
Në seancën e kaluar dëgjimore në funksion të vetingut për gjyqtaren, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi ta shtyjë për t’i dhënë kohë shqyrtimit të tre kërkesave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, njëkohësisht bashkëshortit Artur Gunbardhi.
Ariana Caco ishte në sistemin e drejtësisë që prej vitit 1993 dhe punonte prej më shumë se dy dekadash në Gjykatën e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

