Vetingu shkarkon gjyqtaren Irena Hoxha. Nuk justifikonte apartamentin 60 mijë euro
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha.
Gjyqtarja nuk justifikoi blerjen e një apartamenti 60 mijë euro në Tiranë në vitin 2011, për të cilin u shpreh se i kishte marrë hua gjithë shumën kunatit të saj.
Nga hetimi i KPK rezultoi se kunati i gjyqtares nuk kishte burime te mjaftueshme financiare për të dhënë këtë hua.
Hoxha ka një karrierë prej 25 vjetësh në sistemin gjyqësor. E ka filluar detyrën si ndihmës gjyqtare dhe kancelare në gjykatën e Dibrës dhe në vitin 2011 është transferuar në kryeqytet.