Vetting-u kalohet nga Gjyqtarja Manjola Xhaxho
Gjyqtarja e Gjykatës së kryeqytetit, Manjola Xhaxho ka kaluar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (Vetting-un) duke u rikonfirmuar në detyrë. Pas shqyrtimit të dosjes, trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vendosi që ta rikonfirmojë në detyrë gjyqtaren, e cila është kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Nga hetimi i plotë për vlerësimin e pasurisë rezultoi se gjyqtarja ka apartament 2+1 në pronësi të prindërve. Gjyqtarja nuk ka pasuri tjetër. Nga drejtoria e informacionit të klasifikuar rezulton e pastër, ndërsa KLD solli vlerësim që është e aftë profesionalisht.
Rezultatet e Vetting-ut deri tani
Fatos Lulo-i shkarkuar
Besim Treshnjeza-i shkarkuar
Besa Nikëhasani-e shkarkuar
Altina Xhoxhaj-e shkarkuar
Vitore Tusha-e kaloi
Fatjona Memçaj-e kaloi
Fatmir Hoxha-i shkarkuar
Manjola Xhaxho- e kaloi
KOHA JONË SONDAZH

