Vetting-u, komisionerët deri në 20 muaj për një vendim

Deri më tani, 189 gjyqtarë e prokurorë i janë nënshtruar sitës së Vetting-ut. 69 prej tyre janë shkarkuar, ndërsa 38 kanë dhënë dorëheqjen. Instituti i Studimeve Politike, bën të ditur se në gati 2 vite Vetting, procesi ka qenë jo pak i ngadaltë. Ligji parashikon që rivlerësimi i një njeriu të drejtësisë të kryhet në një periudhë 2-3 mujore por institucionet e vetting-ut në jo pak raste e kanë çuar deri në 20 muaj.

Komsionerja Pamela Qirko rezulton të ketë pasur numrin më të madh të çështjeve të gjykuara në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në 66 % të rasteve i ka konfirmuar në detyrë subjektet e rivlerësimit. Tolerante sipas raportit figuron dhe kryetarja Genta Bungo. Ndërsa më e rrepta që ka vendosur më shumë shkarkime është komisonerja Alma Ffskaj.

Roland Ilias i janë ankimuar më shumë vendime në shkallën e dytë të Vetting-ut. Në 85% të rasteve vendimet e marra në këtë shkallë kanë qenë shkarkime nga detyra. Ndërkombëtarët e Organit Ndërkombëtar të Monitorimit kanë ankimuar 38% të çështjeve që kanë kaluar për rigjykim në kolegj, pjesa tjetër është kundërshtuar nga vetë komisionerët publikë. Por vonesat e në vetting janë reflektuar dhe në konstituimin e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?