Vetting-u në Polici, Kuko: Gati strukturat për të vetadministruar procesin

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko e ftuar në një emision televiziv, thotë se Vetting-u në Polici menaxhohet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit. ”Ky proces do të marrë kohën e vet, do të vetojë pjesën e drejtuesve. Ne përftojmë njerëz që asistojnë këtë proces, derisa të arrijmë në një nivel normal të procesit të vetingut, si një proces që në fund të ditës në një polici europiane ndodh rëndom. Nga momenti që dikush aplikon për të qenë pjesë e Policisë kalon përmes një procesi vetingu, i cili administrohet nga vetë institucioni. E njëjta gjë ndodh për rritjen në gradë, e njëjta gjë ndodh kur dikush merr pozicione drejtuese. Pra, ne jemi duke ndërtuar struktura ose më saktë, kemi krijuar ligjin në mënyrë të tillë për të ndërtuar strukturat të cilat do jenë të afta për të vetadministruar procesin”.

Duke folur për luftën kundër kanabisit, Kuko tha se fenomeni i kultivimit të kanabisit ka marrë fund në Shqipëri. “Vjet ne patëm nga Guardia di Finanza raportin i cili i prezantua nga nga vetë gjenerali i Guardia di Finanza, i cili thoshte pastër që fenomeni i kanabisit ka pasur rënie në Shqipëri në shifrat 98%, pra ne nuk kemi një fenomen”.

Duke folur për azilkërkuesit në Shqipëri, Kuko thotë se lidhur me fenomenin e azilkërkimit në Shqipëri duhen parë dhe dinamikat e rrugët e azilkërkuesve që vijnë nga zona e Afrikës Veriore dhe Lindja e Mesme për shkak të luftërave dhe konflikteve. ”Duke pasur parasysh se disa nga rrugët e Ballkanit të cilat çojnë drejt Europës janë mbyllur, kuptohet që azilkërkuesit kanë gjetur rrugën e Shqipërisë si një rrugë e cila mund t’i çojë drejt Europës. Pra, duhen parë dinamikat rajonale për këtë gjë, nuk është se ka ndodhur diçka. Ajo që duhet thënë është se ne e kemi përballur këtë situatë edhe me ndihmën e partnerëve europianë, duke ndjekur procedurat e nevojshme për identifikimin e tyre, për pritjen e tyre në qendra etj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?