Vetting-u në Polici, Shehu bëhet ”kurbani i parë”

Vetting-u në Policinë e Shtetit nis me përjashtime. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka shkarkuar ditën e sotme Oltion Shehun, shefi i Sektorit të Ankesave në Shërbimin për Çështjet e Brendshme. Komisioni konstatoi probleme në pasurinë e tij, pasi ai nuk justifikon dot shpenzimet në raport me të ardhurat. Janë rreth 1.4 milionë lekë të pajustifikuara. Pasuria e tij është një shtëpi dykatëshe në njësinë numër 8, një automjet dhe kursime bankare.

Cilat ishin shkeljet që dogjën Shehun?

Në lidhje me kolonën e integritetit moral, ai rezultoi i pastër pa kontakte me botën e krimit ndërsa në lidhje me pasurinë rezultoi se nuk justifikonte të ardhurat për ndërtimin e një banesë dy-katëshe. Edhe nga ana profesionale sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Shehu rezultoi me probleme pasi ndaj tij kishte dy herë masë administrative të vërejtje nga eprorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të justifikuar pasurinë e tij Shehu tha se këtë profesion e ka ushtruar prej vitit 1996 deri në vitin 2003 pa e ditur se aty kishte qenë i pasiguruar, por sipas tij kishte fitime të mëdha edhe për shkak të bakshisheve. Puna e dy dekadave më parë si menaxher në një sallë bingoje dhe të ardhurat e fituara aty i dogjën karrierën Oltion Shehut, që në përfundim të seancës ku u dha vendimi nuk pranoi që të jepte asnjë koment. Por cfarë ndodh tani? E ndërsa në rastin e Vetting-ut për njerëzit e drejtësisë kemi termin ”shkarkim”, këtu është ”përjashtim”. Njerëzit e drejtësisë apelimin e bëjnë te Kolegji i Posaçëm, ndërsa në rastin e Vetting-ut në policinë e shtetit, të shkarkuarit duhet ti drejtohen Gjykatës Administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e dytë e Vetting-ut në Polici do të jetë sot me numrin dy të SHÇBA, Adriatik Ago. Trupa e vlerësimit përbëhet nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko. Pas listës së parë me 45 drejtues të Policisë së Shtetit është zbuluar edhe lista e dytë me emrat që do t’i nënshtrohen procesit të Vetting-ut. Në listën e dyta janë 47 emrat e radhës që do të rivlerësohen, ku shumica e tyre janë drejtues të policive në qarqe.

Në Policinë e Shtetit është krijuar ”Grupi i Punës”, i cili do të punojë për hartimin dhe përgatitjen e analizës se riskut dhe planit te integritetit për efektivët. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, më herët ka thënë se: ”Misioni i Asistencës Policore i Bashkimit Evropian në Shqipëri (PAMECA) ka hartuar raportin ‘Metodologjinë për kryerjen e një analize risku dhe identifikimi i praktikave të prirura ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit”. Veliu garantoi gjithashtu se: ”Policia e Shtetit është në proces vetingu të përhershëm dhe është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe korrupsion edhe brenda radhëve të saj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?