Vetting-u për gjyqtarin Dvorani, DSIK: S’ka dyshime për korrupsion

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani po kalon në sitën e Vetting-ut. Trupa gjykuese e KPK përbëhet nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli. Sa i përket elementit të pasurisë, sipas KPK rezulton me një apartament banimi 120 m2, i blerë në 2001 me vlerë 31 mijë dollarë, në bashkëpronësi me bashkëshorten. Gjyqtari i lartë ka të ardhura për blerjen e kësaj pasurie.

Një apartament 104.3 m2 i privatizuar në 1993, i deklaruar nga babai i gjyqtarit është i justifikuar. Autoveturë Scoda 2016 i blerë me “leasing”. Një hua 1 milionë e 350 mijë lekë nga prindërit. Sipas KPK, huaja ështe deklaruar me burim nga shpërblimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Likuiditetet e familjes me vlere 9. 9 miliinë lekë, Dvorani i ka deklaruar në deklarimet periodike, por nuk i ka deklaruar në Vetting. KPK thotë se ILDKPKI përpara se të hartonte raportin duhet ta thërriste subjektin dhe ta pyeste për sa kohë gjyqtari i lartë ka thënë që është një harresë për shkak të punës, sepse siç rezulton, ai i ka deklaruar në vite këto likuiditete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket komponentit të dytë të Vettingut, DSIK thotë që Ardian Dvorani ka përshtatshmëri në detyrë dhe se nuk ka asnjë dyshim për përfshirje në korrupsion.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?