Vettingu “djeg” gjyqtarin Artan Laze, KPK: Nuk justifikon pasurinë!

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Artan Laze.

Pas verifikimeve të kryera në të tre shtyllat e vettingut, KPK vendosi shkarkimin e gjyqtarit pasi nuk justifikon pasurinë e akumuluar.

Gjatë seancës dëgjimore, Laze deklaroi para KPK se ai ka kryer me pastërti detyrën dhe se ka marrë shumë kërcënime nga kriminelët që ka dënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është fakt i njohur gjerësisht kur u shkëputa si gjyqtar dhe isha pjesë e KQZ, jam kërcënuar. Ka shkrime nga njerëz që unë kam dënuar. Me këtë doja të jepja një mesazh që jo vetëm për mua por edhe për shumicën e gjyqtarëve që kanë dhënë drejtësi”, tha gjyqtari seancën e shkuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, me sa duket apeli i tij nuk u dëgjua nga KPK që thotë se ka siguruar të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë se pasuria e tij është e pajustifikuar. Sipas KPK, gjyqtari Lazaj ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë.

“Nga hetimi rezultoi se gjyqtari ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ‘Benz’”, thuhet nga KPK.

Trupa gjithashtu u shpreh se Lazaj ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat.

Ndërkohë avokati Sokol Hazizaj paralajmëroi se vendimi do të ankimohet.

“Nuk e prisnim shkarkimin. KPK ka bërë shkelje. Të kesh një shtëpi nuk është luks, kështu po shkojmë në devijanca sociale. Ne do t’i drejtohemi Kolegjit të Apelimit”, tha ai.

Laze mbahet mend edhe si ish-anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në detyrën si gjyqtar, ai ka pasur në dorë edhe çështje që lidhen me krimet e bandave të vitit 1997-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?